Bugatti ka zbuluar Centodieci-n, veturën e vet më të fundit. Centodieci do të thotë 110 në italisht.
Kjo superveturë, jo vetëm që është krijuar për nder të 110 vjetorit të themelimit të kompanisë, por gjithashtu nderon superveturat e saj të viteve '90-të, EB110, që jo rastësisht ishte krijuar për ditëlindjen e Ettore Bugattit.
Bugatti ka krijuar vetëm një sasi të limituar të këtyre makinave. Janë vetëm 10 të tilla. Çmimet e tyre fillojnë prej 8 milionë eurosh.
Motori i tij W16, ka 1600 kuajfuqi që i jep shpejtësi të jashtëzakonshme Centodiecit nga 0-100 kph për vetëm 2.4 sekonda, ndërsa nga 0-200 kph e arrin për 6.1 sekonda. Për 13.1 sekonda arrin shpejtësinë nga 0-300 kph.
Shpejtësia e tij më e madhe i është limituar në 380 kph.
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/