Real Madrid e ka nisur me këmbën sezonin e ri në La Liga.
Galaktikët kanë mposhtur në transfertë Celta Vigon, me rezultatin 1-3.
Goli i parë u shënua nga Karim Benzema në minutën e 12-të të ndeshjes, dhe me këtë gol u mbyll pjesa e parë, me një Real që e dominoi totalisht lojën.
Pjesa e dytë të ndeshjes, Celta ishte më kërkuese dhe pati disa raste për të shënuar, por mungoi finalizimi.
Në minutën e 56-të të sfidës, Modric u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje që i shkaktoi mesfushorit Denis Suarez.
Ndonëse pritej që ky episod mund të ndryshonte ndeshjen në favor të Celta Vigos, Kroos dyfishon rezultatin me një supergol nga jashtë zone.
Goli i tretë për madrilenët u shënua nga Luis Vasquez në minutën e 80-të, gjatë një aksioni të rrjedhshëm në zonën kundërshtare.
E më pas në minutat shtesë Iker Losada ngushtoi diferencën për miqtë, duke vulosur shifrat 1-3.
Pas zhgënjimit në International Champions Cup, madrilenët duket se u kanë mbyllur gojën kritikëve pas fitores së sotme.