Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni i ri futbollistik për Arsenal.
Pas fitores së arritur në ndeshjen e parë të Premier Leagua kundër Newcastle me rezultatin 1-0 në transfertë, "topçinjtë" kanë siguruar sot fitoren e dytë.
Të besuarit e Unai Emery kanë mposhtur Burnley në "Emirates Stadium" me rezultatin e ngushtë 2-1.
Golat për "topçinjtë" u shënuan nga Lacazette dhe Aubameyang, përkatësisht në minutën e 13 dhe të 64, ndërsa goli i vetëm i Burnley u realizua nga Ashley Barns, dy minuta nga përfundimi i pjesës së parë.
Arsenal-Burnley ishte ndeshja hapëse e javës së dytë të Premier League.
Kryendeshja e kësaj jave në kampionatin anglez mund të cilësohet përballja mes nënkampionëve të Europës, Tottenham dhe kampionëve të Premier League, Manchester City, e cila do të luhet pasditen e sotme në orën 18:30.