JOQ Albania
Home

Blen takat e shtrenjta, këngëtaren e “mbysin” në komente: Njerëzit s’kanë të hanë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/08/2019 12:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mund të cilësohet si një prej këngëtareve më të kritikuar adhe që ka bërë sëtepërmi bujë në të gjithë botën. E kemi fjalën për Britney Spears, e cila ka pasur një jetë mes uljesh e ngritjesh, por gjithmonë ia ka dalë të triumfojë.

Kohët e fundit, në Instagramin e saj ajo promovon stilin e shëndetshëm të jetës, ku ha me kujdes, ushtrohet fizikisht dhe i qëndron larg alkoolit.

Mirëpo, publikimi i një palë këpucëve me takë, me çmim marramendës të blerë nga këngëtarja, ka ngjallur kritika të shumta.

Ajo tregon se këpucët Louboutin kanë kushtuar 6000 dollarë, por nuk i ka veshur kurrë.

Britney shkruan:

Katër vjet më parë bleva këpucët e mia të para Christian Louboutin që ishin 6.000 dollarë. P.S. Unë kurrë nuk i kam veshur ato”.

Mirëpo fansat e kanë kritikuar menjëherë këngëtaren duke i komentuar se njerëzit janë pa ushqim ndërsa ajo bën blerje të shtrenjta.

Një fans i shkruan:

Mi dërgoni mua, në mënyrë që t’i shes dhe të paguaj vaktet e një viti të tërë për të gjithë njerëzit që janë të uritur në qytetin tim”.

Një tjetër, mes komenteve të shumta, lexohet të thotë:

Po reklamoni mendjelehtësinë tuaj. Ndërkohë, kemi njerëz që nuk mund të përballojnë ushqimin e tyre të rradhës. Në vend që të shpenzoni ato para për marrëzi, dhuroni”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/