Milani i ka përqëndruar të gjitha forcat e merkatos në Madrid. Nuk bëhet fjalë vetëm për Atleticon e Madridit, por edhe vetë galaktikët.
Siç raportojnë Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, një delegacion i Milan pritet të udhëtojë drejt Madridit, për të diskutuar në lidhje me Mariano Diaz.
Sulmuesi 26-vjeçar spanjoll pëlqehet shumë, ndërsa rroga e tij llogaritet 2.5 milion euro. Megjithatë objektivi kryesor i Mian është Angel Correa i Atletico Madrid.
Kuq e zinjtë nuk e kanë zhbllokuar ende tratativën, pasi "Colchoneros" kërkojnë 55 milion euro, ndërsa Milan ofron 40 milion euro plus bonuse.
Ateletico e Madridit kërkon para cash, pasi kërkon të afrojë Rodrigon e Valencias.
Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania