Kërkesat e Romës për Dzekon janë duke sosur durimin e drejtuesve zikaltër. E gjithë tratativa varet nga Mauro Icardi, nëse ky i fundit do të pranojë apo jo shkëmbimin me boshnjakun.
Duke parë situatën e komplikuar, Inter ka hedhur vështrimin drejt një objektivi të vjetër, por që është transferuar në Madrid vetëm pak muaj më parë. Bëhet fjalë për Luka Jovic, serbin që kaloi në Madrid nga Eintrachti i Frankfurtit, por që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zidane.
Jovic ishte në radarët e Interit, por Real Madrid arriti që t'i merrte firmën lojtarit para zikaltërve. Marotta po mendon për një huazim me të drejtë drejtë blerje, por duhet parë nëse madrilenët do të jenë dakord me këtë lloj formule.
Ndërsa përsa i përket shkëmbimit Icardi-Dybala, deri më tani duket diçka e pamundur, por që mund të ndodhë ndonjë e papritur nga fundit i merkatos, vetëm nëse bëhet fjalë për terma ekonomikë.
Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania