Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Tiranë në rrugën "Faik Konica". Katër punëtorë ranë nga një skelë, e cila u shkëput.
Dy prej tyre u dërguan me urgjencë në spital. Bëshet fjalë për shtetasit Genti Bardhi, 44 vjeç dhe Euglidios Lika, 34 vjeç. Ata janë paraqitur me trauma të rënda në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë dy punëtorët e tjerë mbetën të bllokuar poshtë skelës. Pak momente më parë është nxjerrë trupi i pajetë i njëri prej tyre, ndërsa zjarrëfikësit po vijojnë operacionin për nxjerrjen e personit tjetër. Policia ndërkohë ka shoqëruar administratorin e punimeve.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Infirmacion Paraprak Rreth orës 15:00 në rrugën e “Elbasanit” nga një ndërtesë në rikonstruksion është shkëputur një pjesë e skelës metalike. Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar 4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç janë dërguar të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Dy puntorë të tjerë i ka zënë skela poshtë dhe në këto momente është nxjerrë turpi i pajetë njërit prej tyre. Policia e Zjarrfiksja vijojnë punën për nxjerrjen e personit tjetër Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve për veprime të mëtejshme Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.