Padyshim që heroi i Liverpoolit në finalen e Superkupës ndaj Chelseat ishte portieri, Adrian.
Edhe pse kishte vetëm 9 ditë që ishte bashkuar me ekipin, ai u tregua fantastik duke pritur penalltinë vendimtare dhe duke i dhuruar "të kuqëve" trefeun prestigjoz.
Festa pas ndeshjes ishte madhështore, aq sa edhe tifozët u futën në fushë për t'iu bashkuar lojtarëve.
Nga gëzimi i madh, një prej tifozëve ka rrëshqitur dhe ka kapur te kyçi i këmbës Adrianin, duke e lënë të dëmtuar.
Tashmë portieri është në dyshim për ndeshjen e radhës ndaj Southemptonit, por gjithçka do të qartësohet nga mjekët pak orë para ndeshjes. së fundjavës,