Prej vitesh të rinjtë shqiptarë janë duke u përballur me një tragjedi. E themi këtë pasi edhe pse kanë një diplomë dhe i kanë mbaruar studimet me rezultate të larta ata janë pa punë.
Sipas ekspertëve në Shqipëri mungojnë studimet për tregun e punës. Në vendin tonë të kesh një diplomë, apo edhe të kesh mbaruar me rezultate të larta nuk do të thotë asgjë.
Bëhet e ditur se papunësia e shqiptarëve me arsim të lartë është luhatur nga 18 – 21% përgjatë 3 viteve të fundit.
Linda Pino, eksperte e arsimit për Tv Klan ka thënë:
Kjo gjë mbetet një dramë jo vetëm e të rinjve shqiptar, por e gjithë shoqërisë sonë. Jo më kot edhe gjatë viteve të fundit është shtuar në masë largimi i të rinjve nga vendi. Kryesisht po largohen drejt Gjermanisë, pasi aty e kanë më të lehtë të gjejnë një vend pune se sa në Shqipëri.