Disa modele të laptopëve nga Apple janë ndaluar në disa aeroporte në SHBA.
Administrata Federale e Aviacionit Amerikan (FAA) ka ndaluar disa modele MacBook Pro gjatë fluturimeve pasi kompania tërhoqi njësi të caktuara për shkak të baterive që mendohet të jenë të rrezikshme.
Në një njoftim, FAA shprehej se është në dijeni për bateritë e rikuperuara të përdorura në disa nga laptopët MacBook Pro të Apple.
Më tej në njoftim zëdhënësi i agjencisë paralajmëronte linjat ajrore për rregullat e reja.
Sa i përket baterive, Apple njoftoi në qershor se do të tërheqë një numër të kufizuar laptopësh 15-inç MacBook Pro, të shitur në mes të shtatorit 2015 dhe shkurt 2017, pasi bateritë e tyre janë të ndjeshme ndaj mbinxehjes.
Një problem i ngjashëm ka ndodhur edhe me disa smpartfonë të Samsung pak vite më parë kur u regjistruan disa raste shpërthimesh.
**
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/