Një përplasje mes dy grupe personash raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Dibër.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në bulevardin kryesor të Peshkopisë.
Nuk dihet ende se sa persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin, por raportohet se 6 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë nga dëmtimet e marra.
Ndërkohë, njoftohet gjithashtu se përleshja mes dy grupeve ka vazhduar edhe në spitalin e Peshkopisë. Nga të dhënat paraprake, thuhet se sherri ka nisur për motive të dobëta, por ngjarja po hetohet më tej.
**
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/
Foto ilustruese