Liverpool u shpall mbrëmjen e djeshme superkampion i Europës, pasi mundi Chelsean. Ruleta e penalltive nxorri fitues djemtë e drejtuar nga Jurgen Kloop.
Ishte pritja vendimtare e portierit Adrian, që i dha fitoren të kuqve. Ky i fundit arriti që të ndalonte gjuajtjen e Tammy Abraham.
Mirëpo pritja që i dha fitoren të kuqve është kontestar së tepërmi. Kjo për shkak se Adrian nuk ka respektuar rregullat e reja të vendosura nga FIFA.
Normalisht portieri i Liverpool nuk duhet të kalonte vijën fatale. Në një foto që po thyen rrjetin, shihet qartazi që portieri i Liverpool kishte kaluar vijën fatale.