Një 24-vjeçare, e cila udhëton nëpër gjirin e Floridas dhe Karabie, ka arritur që të mbledhë një numër të madh ndjekësish në Instagram.
Ndjekësit e saj të shumtë Emily Riemer i ka bërë duke ndarë aventurat e saj në det në llogarinë që ka në Instagram ku mban emrin Capt. Emily Riemer.
Riemer, e cila është cilësuar si peshkatarja më seksi në botë, numëron plot 139,000 ndjekës në Instagram.
Së fundmi ajo i ka impresionuar fansat e saj, teksa pozonte në një palë bikini të vogla, e duke u treguar peshkun e madh 100 kg që kishte kapur.
24-vjeçarja ka forma të përsosura trupore dhe nuk shkon asnjë ditë në palestër, pasi peshkimi është ‘stërvitje’ më vete.
Në fotot që ajo ndan me ndjekësit nuk mungojnë komentet e shumta që e komplimentojnë për fizikun, por edhe për aftësitë.
Sa i përket llojit të bikinit, ajo thotë se i zgjedh sa më ‘të vogla’ pasi e ka më të lehtë që të durojë të nxehtin ndërkohë që punon.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania
**
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/