Marotta zbulon planin e Romës, përgatit klauzolë anti-Juve për Icardin

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 15.08.2019, 19:28

Fatet e Romës, Interit, Napolit dhe Juventusit janë të varura nga Mauro Icardi. Sulmuesi argjentinas nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. "Zonja e vjetër" nuk ka arritur akoma të gjejë një destinacion për Dybalën, pavarësisht sinjaleve të shumta.

Kjo për shkak se ai dëshiron që të jetë pjesë e ekipit të Sarrit. Edhe tifozët bardh e zinj gjithashtu nuk duan që "Joya" të largohet. Pa shitjen e Dybalës, Juve do ta ketë të vështirë të arrijë te Mauro Icardi.

Duke parë se tratativa është e komplikuar, Icardi mund t'i thotë "po" përfundimisht Romës, çka do të zhbllokonte edhe operacionin e Dzekos te Interi. Ndërkohë Corriere dello Sport flet për një marrëveshje të fshehtë mes Romës, Napolit dhe Interit, që sheh Mauron me fanellën e Napolit dhe Milik verdh e kuq.

Ndërkohë nga ana tjetër Marotta po përgatit një klauzolë anti-Juve për Icardin. Mësohet se Marotta ka zbuluar se Roma ka në plan që ta shesë pas një viti Icardin te Juventusi, për këtë arsye do të vendosë një klauzolë që ta ndalojë një gjë të tillë. Gjithashtu zikaltrit do të futen në marrëveshje me Juventusin për Icardin, vetëm në rast se do të bëhet një shkëmbim me Dybala.

Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit