Padyshim që të gjithë janë kuriozë se kush do të shpallet futbollisti më i mirë për vitin 2019. Sot, UEFA ka zbuluar edhe tre finalistët kryesorë për këtë çmimin prestigjoz. Ata janë: Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.
Habi bën fakti se në listë mungojnë lojtarë si, Kylian Mbappe, Mohamed Salah, Harry Kane dhe disa emra të tjerë të cilët sezonin e kaluar bënë mjaft mirë në Champions League, por pas një votimi të plotë janë vendosur tre finalistët. Më 19 gusht në Montercarlo do të zgjidhet fituesi i cili do dalë nga treshja e sipërpërmendur. Të shohim kush do jetë fituesi...