Liverpooli fitoi mbrëmjen e djeshme me penallti ndaj Chelseat, finalen e Superkupës së Europës. E veçanta e kësaj ndeshje ishte se sfida gjykohej nga një arbitre femër për herë të parë në histori. Francezja Stefani Frapart u përpoq në maksimum për të qenë perfekte në këtë sfidë.
Ajo dha një penallti dhe anuloi dy gola për pozicione jashtë loje ndaj skuadrës së Chelseat. Megjithatë, emocionet kanë bërë të vetën dhe ka pasur edhe një episod i cili kishte nevojë për ndërhyrjen e gjyqtares.
Gabimi i saj i madh ishte pikërisht te penalltitë dhe për më tepër te e vetmja e gabuar, ajo e barazimit që i dhuroi trofeun Liverpoolit.
Portieri Adrian ishte jashtë linjës së portës dhe sipas rregullave të reja të përditësuara këtë vit, duhej të ndërhynte dhe të përsëriste penalltinë. Një ndihmë që nuk i erdhi as nga VAR dhe që i dekretoi fitoren “me ndihmë” Liverpoolit.