JOQ Albania
Home

Simptomat dhe kujdesi që duhet të bëni gjatë verës për të mos patur fëmijë të dehidratuar
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/08/2019 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë muajve të verës rritet numri i fëmijëve të cilët shtrohen në spitale. Kjo ndodh për shkak të dehidratimit që vjen si pasojë e qëndrimit në diell për orë të tëra, e cila shkakton probleme dhe komplikime të rënda te fëmijët e moshave të vogla.

Humbja e sasisë së lëngjeve në organizëm në shumë raste mund të kthehet në problem të rëndë shëndetësor për grup-mosha të ndryshme. Por më problematike kjo gjendje shfaqet te moshat e vogla dhe sidomos gjatë stinës së verës.

Risultati immagini per dehydrated baby

Situata mund të rëndohet edhe më shumë kur shoqërohet me shfaqjen e diarresë, vjellje ose aktivitet fizik i tepruar.

Simptoma karakteristike e shfaqjes së dehidratimit është tharja e organizmit, vështirësi gjatë procesit të urinimit dhe gjatë procesit të jashtëqitjes. Në shumë raste të tjera ndodh që të shoqërohet dhe me shfaqjen e temperaturave të larta, vjellje, djersitje etj.

Risultati immagini per dehydrated baby

Mjekët këshillojnë të gjithë prindërit se në rastet kur shfaqen të vjella duhet ndërhyrë në trajtimin dhe parandalimin e tyre. Prandaj fëmijët duhet të jenë në kontrollin e mjekëve të cilët do të dinë të japin trajtimin e duhur sipas situatës.

Gjatë zëvendësimit të lëngjeve këshillohet që uji të përdoret i zier, si dhe të shmanget konsumi i lëngjeve me sheqer apo atyre me përmbajtje gazi, pasi nuk kanë efektet e duhura.

Risultati immagini per dehydrated baby

Lidhur me ushqimet duhen konsumuar ato produkte që kanë përmbajtje të lëngët.

Evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut,

Mbajtja e kushteve të duhura higjienosanitare,

Duhet tu jepni fëmijëve ujë të zier,

Mospërdorimi i qumështit dhe produkteve të tij,

Për moshat e vogla këshillohet dhënia e lëngjeve pas çdo 5-10 minutave,

Përdorimi i antibiotikëve vetëm pas 72 orëve.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/