JOQ Albania
Home

“Familja ime”, cila është lidhja mes Luanës dhe Stresit?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/08/2019 8:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kohët e fundit, Luana dhe Stresi na kanë habitur dhe çoroditur disi me komentet dhe deklaratat që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit.

Një ditë më parë, motrat Vjollca vendosën që të ndanin me fansat e tyre foto dhe video të këndshme nga pushimet në Dhërmi.

Luana ishte e para që publikoi disa fotografi ku shfaqej në një jaht së bashku me mamanë e saj Maria dhe dy motrat, Marina dhe Lira.

“E bekuar.. Nga Familja ime & natyra e mrekullueshme e Shqipërisë! Faleminderit Zot”, shkruante Luana bashkëngjitur me fotot.

Por së fundmi vëmendjen e ka tërhequr një koment i reperit Stresi, i cili ka ngjallur dyshime për lidhjen e tij me familjen Vjollca.

“Familja ime”, shkruan Stresi duke na lënë të kuptojmë se mund të ketë lidhje gjaku me Vjollcat.

Madje ky koment ka habitur edhe ndjekësit e motrave të njohura të ekranit shqiptar. Por kujtojmë se ky nuk është postimi i parë i reperit për Vjollcat.

Kur Stresi ishte i ftuar në dasmën e Getoarit dhe Marinës, ai bëri një postim në “Instagam” ku shkruante: “Koha për familjen!”.

Ende, asnjëri prej tyre nuk ka folur hapur për lidhjen që mund të kenë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/