JOQ Albania
Home

U dëmtua në ndeshjen e parë të kampionatit, ja sa do i mungojë Becker Liverpoolit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/08/2019 9:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Liverpooli e ka nisur në mënyrë perfekte kampionatin pasi ftoi në ndeshjen e parë të Premier Leagues me rezultarin 4-1 ndaj Noruiçit.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për ekipin e Jurgen Klopp, pasi portieri brazilian Alisson Becker pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes dhe do t’i mungojë Liverpoolit për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar trajner Klopp, i cili deklaroi se braziliani ka tërhequr një muskul të këmbës dhe do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar.

Tashmë, zgjedhja e parë në portën e “të kuqve’ do të jetë portieri spanjoll Adrian.

Ndërkaq, klubi së fundi ka rikthyer  edhe portierin Andy Lonergan që ishte i huazuar edicionin e kaluar te Middlesbrough.