Lojtari më agresiv në botë, ja çfarë i bën Felipe Melo kundërshtarit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12.08.2019, 17:06

Felipe Melo njihet nga të gjithë si një nga futbollistët më agresivë në planet. Ish-mesfushori i Juventusit dhe Fiorentinës në Serinë A prej dy sezonesh aktivizohet me brazilianët e Palmeirasit.

Edhe pse është kritikuar shpesh për agresivitetin e treguar në fushën e lojës, ai sërish nuk ka ndryshuar, por vazhdon të dhurojë skena agresive.

Ditën e djeshme gjatë ndeshjes Palmeiras-Bahia, mesfushori ka bërë një ndërhyrje tjetër të rrezikshme ndaj kundërshtarit.

Gjatë një dyluftimi në ajër, Melo ka goditur me bërryl kundërshtarin, dhe e përplasi atë menjëherë përtokë. Pas kësaj braziliani u ndëshkua menjëherë me karton të kuq nga arbitri, për atë ndërhyrje të bërë.

Për më shumë shikoni pamjet: