JOQ Albania
Home

Një nga aktoret më joshëse në botë, “Tokio” e “Casa de Papel” feston 30 vjetorin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/08/2019 11:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ursula Corberò ka festuar ditën e djeshme 30 vjetorin e saj të lindjes. Aktorja, e cila ka luajtur rolin e “Tokios” në serialin televiziv “Casa de Papel”, duket se po e shijon më së miri suksesin e saj.

Ajo është konsideruar si një prej aktoreve më joshëse në botë. Karriera e Ursula Corberò ka nisur në moshën 13 vjeçare dhe tani, pas shumë ulje e ngritjesh, ka arritur të ketë një famë ndërkombëtare.

Në serialin spanjoll “Fisica o Química”, e përqëndruar në marrëdhënien mes profesorëve dhe studentëve të një liceu privat në Madrid, 30-vjeçarja ka luajtur rolin e Ruth Gómez Quintana, një adoleshente rebele, e ngelur jetime si nga nëna dhe nga babai.

Gjithashtu ka interpretuar në "14 de abril. La República", në filmin horror “Paranormal Xperience 3D" dhe "Afterparty" si dhe në komedinë "Quién mató a Bambi?".

Ishte “Casa de Papel” ajo që i dha famën ndërkombëtare. Teksa luante rolin e grabitëses, e veshur me tuta të kuqe, në rrjete sociale kanë qarkulluar me shpejtësi fotot e saj joshëse, ku tregon fizikun që të lë pa fjalë.

***

Burim: TGCOM |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/