Sot të gjithë besimtarët muslimanë festojnë festën e Kurban Bajramit. Ata janë ngritur herët në mëngjes dhe janë vendosur para xhamisë në qendër të Tiranës për të falur Namazin, ndërsa më pas do të vijojnë kremtimet për këtë festë të bukur.
Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit. Besimtarët muslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit në nevojë.
Historia e Kurbanit me në qendër profetin Ibrahim dhe Ismail, tregon qartë bindjen dhe devotshmëtinë e tyre ndaj Zotit si dhe raportin e duhur prindër-fëmijë.
Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë për të qenë të kujdesshëm ndaj të drejtës të gjithësecilit.
Profeti Muhamet na mëson se Allahu ka të drejta mbi ne, po ashtu edhe shoqëria, familja, të afërmit.
Festa e Kurban Bajramit është e lidhur ngushtë me kushtin e pestë të Islamit, Haxhin. Haxhinjtë nga Shqipëria u janë bashkuar haxhinjve të ardhur nga miliona vende të ndryshme të botës, të veshur me të bardha, pa dallim kombësie, shtrese shoqërore, të bashkuar vetëm për t'iu lutur allahut për paqe dhe dashuri mes njerëzve, për t'iu falur mëkatet.
Le të shërbejë kjo festë për të kontrolluar ndjenjat tona jo më të mira si urrejtja, smira, thashethemi dhe të ripërtërijmë ndjenjat e bukura të dashurisë, respektit, faljes dhe përkujdesjes ndaj njëri-tjetrit.