JOQ Albania
Home

Shqiponja e zezë mbi gjarprin, historia e 1750 flamujve shqiptarë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/08/2019 11:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Le Rappel” ka botuar, të enjten e 25 dhjetorit 1903, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me prodhimin dhe përdorimin asokohe të 1750 flamujve shqiptarë.

Këtë shkrim, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Image

Flamuri shqiptar

Athinë, 23 dhjetor.

Flamuri shqiptar, që do të valvitet në kryengritjen e ardhshme të përgjithshme në Shqipëri, është gati. Është një rikonstitucion i flamurit të shefit të famshëm Skënderbe. Në një sfond të kuq, ai ka imazhin e një shqiponje të zezë që fluturon mbi një gjarpër të gjelbër. Si simbol i bashkimit të të gjitha fiseve, pa asnjë dallim, është vendosur në bosht një kryq dhe një hënë. 1,750 flamuj janë shpërndarë në mesin e korit të vullnetarëve. Një komitet ekzekutiv u formua prej pesë anëtarësh me misionin e drejtimit të operacioneve të kryengritësve shqiptarëve.