Nëna rrëfen makthin: Ja çfarë i ndodhi vajzës sime 10-muajshe pasi u puth nga një i afërm

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.08.2019, 19:17

Një nënë britanike ka bërë një apel të fortë për të gjithë prindërit, pasi vajza e saj u diagnostikua me herpes.

34-vjeçarja Katy Taylor ka paralajmëruar të gjithë prindërit të tregohen të kujdesshëm kur puthin fëmijët e tyre, ose lejojnë persona të tjerë të familjes ta bëjnë këtë gjë.

Nëna nga Sunderland, fillimisht vuri re një njollë të kuqe poshtë buzëve të vajzës së saj 10 muajshe Lily, pasi ishin kthyer nga një takim me disa të afërm të familjes.

Ajo beson se një nga të afërmit e saj e ka transmetuar sëmundjen tek vajza e saj, pasi e ka puthur në fytyrë.

Taylor e dërgoi vajzën tek mjeku i familjes për ta vizituar, i cili e rekomandoi që ta mbante në mbikëqyrje vajzën dhe i dha një xhel qetësues.

Ajo tha:

Në fillim, mendova se shenja mund të kishte lidhje me dhëmbët, por ditën e dytë filloi të përkeqësohej. Shkova tek mjekët dhe më rekomanduan një xhel qetësues për mishrat e saj. Mendova se mund të ishte ndonjë infeksion viral, i shkaktuar nga lodrat e saj."

Pas tre ditësh, Lily kishte shumë njolla rreth gojës së saj dhe ishte në një gjendje të keqe shëndetësore, saqë mezi mund të hante e pinte.

Taylor e dërgoi menjëherë në spital vajzën, ku mjekët i thanë se e bija kishte herpes.

Taylor u shpreh:

Nuk mund ta besoja, gjithmonë e kam mbështjellë Lily-n me pambuk dhe nuk doja që ajo të kontraktonte ndonjëherë ndonjë gjë të dëmshme."

Vogëlushes iu deshën 4 javë të plota për t'u shëruar plotësisht.

Taylor shtoi:

Në fundjavë ne vizituam disa të afërm dhe unë isha në dijeni që disa prej tyre vuajnë nga herpesi. U desh një muaj që lëkura e saj të pastrohej. Ndonëse nuk ishte faji im plotësisht, u ndjeva në siklet me të në publik, kur njerëzit më shihnin sikur e kisha lënë pas dore vajzën time. Nëse Lily do të ishte pak më e vogël, ky virus mund t'i kishte marrë jetën. Ndihesha si një prind i keq. Njerëzit duhet të mendojnë dy herë për puthjen e foshnjave."

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, prek vetëm 1.65 foshnje për çdo 100,000 të lindur në Mbretërinë e Bashkuar, krahasuar me 33 në 100,000 në SHBA.

Herpes është një infeksion i zakonshëm, afatgjatë i shkaktuar nga virusi simpleks i herpesit (HSV) dhe zakonisht transmetohet nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë.

Burimi: Unilad | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit