Cardi B është padyshim një nga reperet më të suksesshme për momentin. Reperja ka një pasion të çmendur kur vjen fjala për bishat luksoze, pasi ajo ka plot 24 të tilla në shtëpinë e saj.
Por ajo çfarë ka rënë më shumë në sy është fakti që reperja i posedon por nuk i përdor dot për shkak se nuk ka patentë.
Duke u nisur nga aftësitë e saj që lënë për të dëshiruar në timon, sipas atyre që ka deklaruar reperja, ajo nuk do të mund t’i ngasë dot.
E pyetur se përse vazhdon të blejë makina me vlerë marramendëse, kur as nuk mund t’i përdorë, ajo ka dhënë një përgjigje epike:
Kur u martua me reperin Offset, ata i dhurnonin shpesh makina të shtrenjta njëri-tjetrit dhe arritën deri në “couple goals” kur i dhuruan versionet “His&Hers” të makinës Lamborghini Aventador.
Koleksioni i reperes dominohet nga prodhime italiane, por përmban edhe SUV luksoze, makina garash, automjete grand tour dhe kabriole elegante nga Gjermania.