Një ngjarje midis dy të rinjve është raportuar se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bilishtit.
Burime ekskluzive për JOQ Albania, bëjnë me dije se 25-vjeçari Rei Fama ka shtirë drejt 20-vjeçarit Kevi Bregu pas një debati për motive të dobëta. Fatmirësisht 20-vjeçari shpëtoi. Arsyeja e debatit midis të rinjve që kishin njohje të mëparshme, nuk është bërë ende me dije.
Pas ngjarjes, Fama është larguar me shpejtësi me automjetin e tij në drejtim të paditur dhe është në kërkim.
Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, banorët e zonës janë frikësuar pamasë.