“Nuk jemi kafshë”/ Qytetari blen djath “Erzeni” dhe i del i mykur

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.08.2019, 14:35

Siguria ushqimore është kthyer në një nga problemet parësore në vend, teksa përgjegjësit për këto raste që po na helmojnë çdo ditë ua lënë fajin njëri-tjetrit.

AKU, Autoriteti Kombëtar Ushqimor është ende në gjumë megjithëse i janë ndryshuar disa drejtorë nga qeveria.

Në supermarketet e vendit bëhet kërdia përsa i përket datave të skadencave dhe mirëmbajtjes të produkteve. Aty ku atyre produkteve me datë skadence të kaluar u mbivendosen etiketa, e atyre që po u afron, kalohen në fund të frigoriferëve. E përpos datave të skadencave, shija e tyre lë për të dëshiruar...

Me një kontroll të thjeshtë ditor rastet e shkeljeve flagrante në supermarketet edhe më në zë në vend, me siguri do të ishin të panumërta. Të tilla raportohen çdo ditë nga qytetarët në redaksinë tonë.

Një rast i fundit ka të bëjë me një produkt djathi të prodhuar nga kompania “Erzeni”.

Konsumatori ka shkruar:

Publikojeni ju lutem nese mundësi qe njerzit te ken me kujdes se cfar marrin te hane – nuk jemi kafshe."

Stafi i JOQ Albania kontaktoi me Erzeni shpk në lidhje për të marrë një reagim në lidhje me djathin e prodhuar nga kjo kompani.

Reagimi:

Miredita. Ne pergjigje te shqetesimit te qytetarit per produktin Djathe kaçkavall dele, ju sqarojme se: ne kunderetikete eshte e shkruar qarte afati i perdorimit 07-08-19. Ne etiketen e djathrave nuk eshte kusht vendosja e dates se prodhimit (etiketat jane prodhuar me sasi te madhe para sh kohesh) Mjafton data e afatit te perdorimit qe vendoset ne kunderetikete. Etiketat per djathrat vakuum ishin prodhuar ne sasi te madhe, ndaj kemi marre masa qe brenda ketij muaji te dalim me etiketat reja, ku te perputhen te gjitha te dhenat. Kunder etiketa e vendosur nga marketi, eshte plotesuese sipas rregulloreve te tyre te brendshme, nderkohe qe ne kunder etiketen e vendosur nga kompania jone, duket qarte afati i perdorimit te produktit. Ne lidhje me produktin me myk: sna vjen mire, qe hallkat e kontrollit ne market, nuk e kane verifikuar qe ambalazhi eshte i demtuar, ka marre ajer e rjedhimisht produkti myket. Ky produkt nuk duhej te ishte ne raftet e shitjes, problematike e cila duhet te ishte shmangur per te mbrojtur konsumatorin. Ju falenderojme per mirekuptimin.”

Pas këtij reagimi, stafi i JOQ Albania kontaktoi edhe me rrjetin ”Spar”.

Reagimi:

Pershendetje, ju falenderojme qe na kontaktuat dhe percollet mesazhin. Rastin e kemi raportuar te personat perkates ne menyre qe te merren masat e nevojshme. Faleminderit.”

Situatën e gjykoni ju.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit