Rama mburret me “sakatimin” e privatëve, bashkia bën namin me çadrat në Sarandë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.08.2019, 12:21

Ditët e fundit, me nisjen e pikut të sezonit turistik, qeveria Rama dhe policia e Rilindjes ka ndërmarrë një aksion të gjerë në të gjithë plazhet e vendit.

Siç e ka propaganduar me të madhe kryeministri, prej nisjes së korrikut e në vijim do t'i jepet fund informalitetit dhe zënies së hapësirave publike nga privatët, të cilët nuk janë as pronarë të truallit.

Kështu, ditën e djeshme kreu i qeverisë publikoi në Facebook pamjet e sekuestrimit të shezlonave dhe çadrave të një biznesi pranë detit.

Përbri imazheve, ai shkruante se do të marrë fund pushtimi i plazheve publikë dhe rrumpalla në administrimin e plazheve të territorit bregdetar nga njësitë vendore.

Ai shton se kjo është një pasuri kombëtare që i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve e jo abuzuesve të çdo kategorie.

Më konkretisht Rama shkruan kështu në Facebook:

Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund? Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin e situatës, por nuk mjafton? Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti⚖ Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve? #ZeroTolerancë?ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes #DerinëFund dhe në çdo drejtim?

Mirëpo, një qytetar nga Saranda bën një denoncim për një fenomen të veçantë që ndodh në qytetin e tij.

Ai thotë se plazhi Centraline në Sarandë ka të vendosura përgjatë vijës bregdetare disa çadra të bardha. Këto janë çadra të vendosura nga ana e bashkisë.

Për të aksesuar njërën prej tyre, qytetarët duhet të paguajnë 300 lekë të vjetra dhe lejohet të përdoren nga dy persona, jo më shumë.

Për këtë zënie të hapësirës publike nga bashkia, qytetari pyet nëse do të reagojë Edi Rama dhe ushtria e tij e kundër informalitetit.

Ai shtron pyetjen nëse informaliteti do të veprojë mbi të gjithë apo vetëm mbi privatin, teksa shton se as gjysma e kuponave nuk priten për qytetarët, por vidhen nga punonjësit e bashkisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit