Ka vëlla binjak dhe mamanë astrologe, disa të fshehta të mëdha që nuk i dini për Vin Diesel

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.08.2019, 10:48

Nëse e njihni me emrin Vin Diesel këtë aktor shumë të dashur për një pjesë të madhe të publikut, na lejoni t'ju njohim me disa të fshehta të jetës së tij, për të cilat shumë pak persona janë në dijeni.

Pikë së pari, emri i tij i vërtetë është Mark Sinclair dhe jo Vin Diesel.

I lindur në vitin 1967 në Kaliforni, 50-vjeçari është më së shumti i njohur për rolin e Dominic Torettos në filmat “The Fast and the Furious”, pastaj rolin e Richard B. Riddick në filmat “The Chronicles of Riddick”, si edhe portretizimin e Xander Cage në filmat “xXx”.

Risultati immagini per vin diesel paul walker

Diesel ka lindur në qarkun Alameda të Kalifornisë së bashku me vëllanë e tij binjak, Paul. Nëna e tij, Delora Sherleen (Sinclair) Vincent, është astrologe. Aktori ka origjinë të përzier ndëracore, ndërsa asnjëherë nuk e ka njohur babanë e tij.

Vëllai i aktorit ka qëndruar larg fokusit të medias, ashtu që gazetarët janë interesuar vazhdimisht që ta gjenin se kush ishte ai. Kjo bëri që në publik të qarkullonte fotografia e një personi për të cilin thuhej se ishte vëllai i tij.

Kjo gjë e detyroi Dieselin që ta publikonte fotografinë e vërtetë të vëllait për të sqaruar se personi që po qarkullonte deri atëherë në media nuk ishte vëllai i tij. Për koincidencë, emri i vëllait të Diesel është Paul, njësoj sikurse ai i aktorit të ndjerë Paul Walker, i cili ishte shumë i afërt me Vin.

Dhe pikërisht fotografia që e publikoi Diesel ishte një pozë e përbashkët e dy “Paul-ave” – aktorit të “The Fast and the Furious” që humbi jetën në një aksident me veturë dhe e vëllait të Vin.

Ai shkruante përbri fotos:

E shihni… edhe djaloshi tjetër në fotografi quhet Paul…dhe megjithëse ata ngjajnë më shumë me njëri-tjetrin, ai në fakt është vëllai im binjak".

Risultati immagini per vin diesel brother

Vin është rritur në qytetin e New Yorkut nga nëna e tij e bardhë dhe njerku afro-amerikan Irving H. Vincent, një instruktor aktrimi dhe menaxher teatri.

Debutimi i Diesel në aktrim ishte në moshën shtatëvjeçare në teatër. Në fakt, karriera e tij ka nisur në një mënyrë interesante. Ai së bashku me vëllanë dhe disa shokë kishin hyrë në teatër për ta vandalizuar, mirëpo ishin përballur me drejtorin artistik të teatrit, Crystal Field. Ndërsa ai, në vend që të thërriste policinë, u kishte ofruar role teatrale këtyre fëmijëve në shfaqjen “Dinosaur Door”.

Risultati immagini per vin diesel young

Gjatë adoleshencës, aktori vazhdoi të ishte i lidhur me teatrin ndërsa studioi në Hunter College, ku e mësoi shkrimin kreativ dhe filloi të shkruante skenarë. Në vitet e para të karrierës, Vin e kishte të vështirë të gjente role për shkak të origjinës së tij të përzier.

Roli i parë filmik për të ishte një paraqitje e vogël në “Awakenings” (1990). Më pas, Diesel shkroi skenarin, bëri regjinë, ishte producent dhe aktori në filmin e shkurtër dramatik “Multi-Facial” (1994), që ishte një formë gjysmë-autobiografie për aktorin.

Risultati immagini per vin diesel first role

Pikërisht ky film e kishte bindur Steven Spielbergun që ta angazhonte aktorin në filmin e suksesshëm “Saving Private Ryan” (1998), nga ku edhe nisi ngritja e karrierës së tij dhe ai tashmë është një aktor shumë i kërkuar.

Sa i përket jetës private, në vitin 2011, Vin ka qenë në lidhje me bashkaktoren nga “Fast and the Furious”, Michelle Rodriguez.

Me partneren aktuale, modelen Paloma Jimenez, kanë tre fëmijë, vajzën Hania Riley (të lindur në vitin 2008), djalin Vincent Sinclair (të lindur në vitin 2010) dhe vajzën e vogël Pauline (e lindur në vitin 2015), të cilën e ka pagëzuar për nder të Paul Walker, i cili vdiq në nëntor të vitit 2013. Ai është po ashtu kumbara i vajzës së Walker, Meadow Rain Walker.

Risultati immagini per vin diesel family

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit