Shkencëtarët pretendojnë se kanë krijuar hibridin e parë njeri-majmun

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.08.2019, 00:08

Një shkencëtar spanjoll pretendon se ka krijuar me sukses hibridin e parë njëri-majmun në botë në një laborator në Kinë.

Sipas Juan Carlos Izpisúa Belmonte, embrioni hibrid ishte i shëndetshëm dhe mund të kishte lindur nëse procesi nuk do të abortohej.

Studiuesit pohojnë se ata modifikuan gjenetikën e embrionit në mënyrë që të çaktivizonin gjenet brenda embrionit të majmunit, të cilat janë përgjegjëse për formimin e organeve.

Pas kësaj, ata injektuan në embrion qelizat burimore të njeriut, të cilat janë të afta të krijojnë çdo lloj indi.

Nëse kjo është plotësisht e vërtetë, mund të jetë një revolucion në shkencë, që do të mundësojë përdorimin e kafshëve për transplante të organeve njerëzore.

Ky eksperiment u zhvillua në Kinë, pasi në Spanjë është i ndaluar, sipas ligjeve.

Teksa ekipi ende nuk ka publikuar detajet e zbulimit të tyre, ata kanë raportuar atë që ka ndodhur në gazetën spanjolle "El Pais".

Belmonte njihet për krijimin e hibridit e parë njeri-derr në vitin 2017.

Ai tha se ekipi i tij kreu "eksperimentin e parë hibrid në botë mes njeriut dhe derrit", megjithëse rezultatet e tyre asokohe nuk ishin aq të suksesshme.

Duke folur për eksperimentin e derrit, kolegu i Belmonte dhe veterineri i Universitetit të Kalifornisë Pablo Ross tha:

Qelizat njerëzore nuk u përshtatën. Ne pamë që ato kontribuan shumë pak në zhvillimin e embrionit, përkatësisht një qelizë njerëzore për çdo 100,000 qeliza derri."

Por ky eksperiment i dështuar, ishte mësim për ta. Që atëherë ata kanë krijuar modele të tjerë organizmash që përmbajnë dy ADN të ndryshme, për speciet që kanë ngjashmëri të mëdha me njëra tjetrën.

Profesori Belmonte tha:

Ne po përpiqemi jo vetëm të ecim përpara dhe të vazhdojmë të eksperimentojmë me qelizat njerëzore dhe qelizat e brejtësve e të derrit, por edhe me qelizat e jo-gjitarëve,"

Një nga bashkëpunëtorët në eksperimentin më të fundit njeri-majmun, Estrella Nunez, tha që rezultatet ishin shumë premtuese.

Sidoqoftë, Nunez shpjegoi se nëse ndonjë nga qelizat burimore fillon të formojë një tru njerëzor, ata do të 'vetë-shkatërrohen'.

Burimi: LADBible | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit