Revolucion në luftën kundër keqbërësve, ja si autoritetet do të zbulojnë pamjen e tyre

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.08.2019, 19:36

Një lajm i mirë vjen nga Gjermania, i cili me siguri do të revolucionizojë luftën kundër keqbërësve.

Ndonëse më parë lejohej që përmes gjurmëve të ADN-së të zbuluara në skenat e kr*mit të përdoreshin nga autoritetet policore vetëm për të mësuar gjininë, ose nëse për të parë nëse personi në fjalë ishte i regjistruar, tashmë ato do të përcaktojnë edhe moshën, lëkurën, flokët dhe ngjyrën e syve të të kërkuarit.

Ministria e Drejtësisë në Gjermani ka hartuar këtë projektligj të rëndësishëm, i cili do të japë rezultate më efikase në hetimet e policisë.

Edhe pse ky projektligj ka pasur edhe kundërshtime, për shkak se cilësohet si ndërhyrje në të drejtat personale, sipas autoriteteve gjermane ndërhyrja nuk do t'i kalojë kufijtë, pasi tiparet e jashtme mund të regjistrohen dhe analizohen edhe pa u miratuar ky projektligj, si për shembull, në rastet e dëshmive të dëshmitarëve okularë në vendngjarje.

Thuhet se projektligji do të miratohet shumë shpejt nga qeveria gjermane, pasi CDU, CSU dhe SPD kishin rënë dakord për rregulloren e re në marrëveshjen e koalicionit.

Shefi i policisë federale gjermane, Sebastian Fiedler u shpreh se kjo metodë do të jetë jashtëzakonisht e dobishme për zbulimin sa më shpejt të të dyshuarve.

Ai tha:

Kjo metodë do të përdoret në hetime shumë të rëndësishme. Mund të përdoret për të përjashtuar shumë prej autorëve të dyshuar në një fazë të hershme."

Burimi: www.ccdiscovery.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit