Mjeku shqiptar, i dhunuar apo dhunues?

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.08.2019, 14:16

Jemi në kohën kur thuajse çdo ditë kryefjalë e temave tona është sistemi shëndetësor në vend. Për vite me radhë, një ndër premtimet më të mëdha elektorale të çdo partie ishte përmirësimi i këtij sistemi. Ndërsa koha kalon, ky premtim jo vetëm që nuk është mbajtur, përkundrazi, jemi dëshmitarë të një degradimi kolosal. Nëse në shumicën e rasteve faji mbetet jetim, në këtë rast shpeshherë faji i adresohet mjekut.

Por a ka marrë njeri përsipër të analizojë kalvarin e gjatë e të lodhshëm që një mjek përshkon që nga dita që hedh hapin e parë drejt Fakultetit të Mjekësisë e deri në ditën e fundit të punës?

Për dikë që ndoshta nuk ka informacion, Fakulteti i Mjekësisë zgjat 6 vite. Po, po, plot 6 vite lodhjesh e stërmundimesh, orare të gjata mësimi, netë pa gjumë, shpesh mungesë literature e praktikash, si në shumicën e universiteteve publike. Dhe pas 6 vitesh (e gjysmë le të themi) më në fund me një diplomë që u jep titullin “Mjek i përgjithshëm“, në një kohë kur të gjithë moshatarët e tyre janë në punë e presim të krijojnë familje, mjekët e rinj vrapojnë të aplikojnë për një hap tjetër. Rendin të konkurrojnë për t’u specializuar , do të thotë dhe 4 vite të tjera shkollë. Pra mjeku juaj, ai që ndoshta mund të quani të paaftë sot, ka 10 vite shkollë mjekësie mbi supe. Mirëpo pjesa më e madhe e specializantëve nuk paguhen, duke bërë që këta studentë që në vitet e para t’u drejtohen kurseve të gjuhëve të huaja, me shpresën për një të ardhme më të mirë, në një vend më të mirë .

Një mjek që vendos të qëndrojë në Shqipëri, së pari përballet me “luftën “ për një vend pune, siç funksionon në vendin tonë.

Më pas përballet me një fluks të madh pacientësh, kjo falë mungesës së investimeve në spitalet rajonale. E si të mos mjaftonte puna nën këtë presion, shtohet dhe mungesa e ilaçeve e pajisjeve mjekesore, madje dhe në spitalet kryesore të vendit.

Pagat janë të ulëta, duke detyruar mjekët të punojnë njëkohësisht në disa spitale, me orare të tejzgjatura.

Dhe në fund, le të mos harrojmë dhunën e pacientit. Pas këtij dhunimi psikologjik nga sistemi ynë dhe refomave në teori perfekte, një pacient /familjar i një pacienti nën ndikim emocional, në pamundësi për të kundërshtuar sistemin që solli këtë degradim, godet mjekun që nuk e mbron askush.

Mund t’ju ketë kapur veshi një fjalë që thuhet shpesh nga gjyshërit tanë:

As gjermani nuk e preku mjekun“.

Kush jemi ne të godasim mjekun, kur duhet goditur sistemi që nuk i jep mundësinë të kryejë punën e tij si duhet? Nuk është fajtor mjeku për mungesën e ilaçeve, kur fondet përpjesëtohen shumë herë derisa të mbërrijnë në spitale. Nuk është fajtor mjeku për pajisjet që nuk punojnë apo radhët e gjata të pritjes.

Po t’i rikthehem titullit të artikullit, e them me plot bindje që mjeku shqiptar është i dhunuar, së pari nga sistemi dhe së dyti nga pacienti. A mund të themi që është dhunues? Po, mund të themi që është “dhunues “, pasi një njeri i dhunuar, i frustruar , i presionuar, nuk mund të japë maksimumin e tij në punë, duke qenë njëkohësisht mjek dhe psikolog për pacientin .

Para se të jetë mjeku yt, është i biri/e bija e dikujt , i ati apo e ëma e një fëmije, që po mundohet të sigurojë jetesën e tij, siç bën secili prej nesh. Jo të gjithë mjekët shikojnë pacientët “nga xhepat”. Janë të panumërt mjekët, të cilët me përkushtim bëjnë çdo ditë punën e tyre duke dhënë maksimumin, ndonëse nën ndikimin e këtyre faktorëve.

Ky artikull është një apel nga një mjek i ardhshëm, për politikën dhe shoqërinë shqiptare. Kjo nuk është një luftë e shoqërisë ndaj mjekut, por duhet të jetë një luftë e të gjithëve së bashku, për të pasur më në fund një sistem shëndetësor funksional.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit