Pasi vuajti dënimin për 8 muaj me radhë, reperi shqiptar Stresi vijon të provokojë e të shkaktojë thashetheme të shumta për jetën e tij.
Fillimisht, pas daljes nga institucioni i vuajtjes së dënimit, Stresi u përfol për vijimësinë ose jo të marrëdhënies që kishte me Kejsin, vajzën me të cilën lidhën kurorë.
Mirëpo, me të marrë fund thashethemet për ndarjen e tyre, Stresi publikon të tjera pamje në rrjetet sociale.
Stresi me sa duket po rikuperon të gjithë kohën që ka qenë në burg, duke u argëtuar dhe prodhuar këngë të reja.
Në disa video të postuara në Instastory, reperi tregon tufa me lekë në makinë, me të cilën po udhëton me miqtë e tij.
Të bëhen vallë gjithë këto para vetëm përmes realizimit të videoklipeve muzikore?