Ai tashmë është kthyre në një personazh shumë të komentuar në media falë karizmës që e karakterizon.
E kemi fjalën për deputetin Kujtim Gjuzi, i cili, me sa duket çdo disfatë di si ta kalojë e ta hedhë pas krahëve.
Vetëm 2 ditë më parë, për mediat u zbulua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, se Gjuzi nuk kishte marrë asnjë votë në zgjedhjet lokale, e përkthyer ndryshe në faktin se as vetë ai nuk ka votuar për Partinë Konservatore.
Mirëpo, deputeti është parë ktë herë duke buzqëshur përpara kamerës, teksa pozon nga bregu i detit.
Ai tërheq barkun brenda për të mos u dukur siç është realisht, por me pak muskuj.
Në sy të bie edhe ngjyra e bardhë e Gjuzit, që mesa duket tregon se deputeti e ka keq punën me melaninën në lëkurë.