Flor Mumajesi në telashe, i mbyllin disa biznese

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.07.2019, 17:32

Flori Mumajesi është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.

Këngët e tij janë kthyer në hite dhe janë dëgjuar e kënduar kudo në vendin tonë, por prej disa kohësh ai thuajse është zhdukur fare jo vetëm nga rrjete sociale, por nuk ka organizuar asnjë koncert muzikor gjatë kësaj vere.

Madje edhe kënga e fundit e publikuar në YouTube prej tij daton që në 26 shkurt të këtij viti, ndërsa që prej fillimit të prillit nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale.

Ndonëse Klajdi dhe Bruno, pjesë e "Thredots" kanë zhvilluar koncerte të shumta gjatë këtyre ditëve të nxehta, Flori duket se i ka "braktisur" fansat e tij.

Por çfarë po ndodh me këngëtarin e mirënjohur shqiptar? Dihet që këngëtari i është futur rrugës së biznesit që prej 6 vitesh duke ndërtuar një sipërmarrje shumë ambicioze dhe mesa duket të suksesshme, pasi tri vitet e fundit po e zgjeron vazhdimisht.

Së fundmi, është mësuar Flori ka probleme serioze me bizneset e tij, pasi Përmbarimi i ka bllokuar disa prej tyre.

Në muajin gusht të vitit të shkuar, u vendos sekuestro konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga shoqëria në biznesin "Proper Pizza Deivery".

Po ashtu edhe tek biznesi "Proper Pizza Production ka ndodhur e njëjta gjë në maj të këtij viti, ku kompanisë i është vendosur sekuestro konsvervative si palë debitore.

Në vitin 2013, këngëtari ndërtoi një kompani me emrin M.I.A, emrin e së cilës kohët e fundit e ka ndryshuar në M.I.A HOLDING.

Nuk dihet arsyeja e saktë e këtij veprimi, ndërkohë që mendohet se ka të bëjë me zgjerimin e veprimtarisë së kompanisë, nga kompani që merrej vetëm me bizneset e muzikës, objektit i është shtuar ai i ndërtimit, sektorit ushqimor etj.. Aty Flori është aksioner i vetëm me 100% të aksioneve.

Në tetor të vitit 2014, Flori hap biznesin “Proper Pizza” bashkë me Andon Hidreshën dhe Evana Gjatën. Në vitin 2017, Evana i shet Florit aksionet e saj (34%) dhe tashmë ai zotëron 86% të aksioneve në këtë biznes.

Në shkurt të vitit 2017, Flori hap një tjetër kompani me emrin “PROPER PIZZA PRODUCTION”.

Objekti i aktivitetit është prodhimi i lëndëve të para për të gjithë rrjetin e dyqaneve “Proper Pizza”. Edhe aty ai zotëron 86% të aksioneve dhe ortaku i tij, Andon Hidersha, 14%. Në mars të vitit 2017, Flori hap një tjetër kompani si aksioner i vetëm, e quajtur M.I.A FINANCIAL MANAGEMENT AND ADMINISTRATION.

Objekti i aktivitetit lidhet me shërbime financiare, tatimore dhe fiskale për shoqëri tregtare të ndryshme, për organizata jofitimprurëse të ndryshme dhe për çdo entitet me personalitet juridik etj.

Duke filluar nga viti 2017 e deri në vitin 2019, Flori ka hapur edhe katër kompani të tjera “Proper Pizza Delivery”, ku ai ka 85% të aksioneve te të gjitha këto kompani dhe Andon Hidersha 15%. Në mars të këtij viti, Flori ka hapur një tjetër aktivitet me emrin “M.I.A Internacional”, shkruan "Panorama Sport". Objekti i aktivitetit ka të bëjë me sektorin ushqimor, restorante, bare, fast-foode, aktivitete jashtë Shqipërisë etj..

Aty Flori është aksioner me 51% të aksioneve dhe dy aksionerët e tjerë janë i vëllai dhe Andon Hidersha, partneri i tij i përhershëm në biznes, njëherësh dhe vëllai i këngëtares së ndjerë, Emmy.

Duke shtuar këtu edhe një licencë si person fizik për aktivitete që kanë lidhje me muzikën (sipas dokumenteve të QKB-së), Flor Mumajesi numëron plot 10 biznese të tijat, në të cilat ose është aksioner i vetëm, ose është në maxhorancë. Ortakët e tij janë i vëllai dhe miku i tij, Andoni, i cili është një person i panjohur në jetën publike, por me sa duket po bën mjaft para në krah të Florit me kaq shumë sa e kanë zgjeruar biznesin, duke filluar nga sektori ushqimor, tek ai financiar, ndërtues etj.

E nëse rregulli në biznes është që, po u zgjerove tregon se gjërat po ecin mirë, pa dyshim që ky rregull vlen edhe për Florin, i cili në pak vite ka ndërtuar një sipërmarrje gjigante. Por ka edhe një rregull tjetër, ku sa më shumë të zgjerohesh, aq më shumë rriten problemet, të cilat në rastin e Florit nuk duken shumë serioze, por që me siguri ia kanë prishur disi qetësinë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit