“Fetusi s’kishte rrahje zemre, doktoresha më dha ilaç për forcimin e shtatzënisë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.07.2019, 12:18

Mjekët dhe infermierët shqiptarë po ikin masivisht nga vendi e u janë drejtuar vendeve si Gjermania, e cila u ofron pagë dhe kushte të mira jetese.

Mirëpo, me sa duket, edhe ata pak mjekë që kanë ngelur në vend, kanë zhgënjyer mjaft pacientë duke i bërë ata të mendojnë se janë të paaftë.

Më poshtë po ju njohim me një denoncim të ardhur ditën e sotme në redaksinë e JOQ.al.

Është një vajzë e re, e cila tregon rastin e saj dhe problemin që i shkaktoi një mjeke në spitalin “Koço Gliozheni”.

Siç tregon vajza, e cila ka preferuar të ngelë anonime, teksa ishte në fillimet e një shtatzënie, kishte shkuar në maternitetin shtetëror për të bërë një eko.

Mjekja i kishte konfirmuar se ishte në javën e 9 dhe pa i sqaruar asnjë gjë, i kishte dhënë një recetë për të bërë 5 gjilpëra progresteron për 5 ditë me radhë.

Të parën ia kishte bërë vetë mjekja në spital.

Me këmbënguljen e të ëmës, vajza shkon dhe bën një eko tjetër, në mënyrë private.

Aty mëson se emrioni pak më shumë se dy muajsh që ishte krijuar në mitrën e saj, nuk kishte rrahje zemre.

Pra, mjekja e maternitetit “Koço Gliozheni”, pa i bërë me dije nënës se statzënia ishte ndërprerë dhe se duhej të merrte masat e nevojshme për të nxjerrë embrionin nga mitra e të pastrohej, i dha progresteron.

E reja nuk nguron të shajë mjekësinë e degraduar si dhe të lutet në Zot për t'u mbrojtur nga këta mjekë.

Immagine correlata

Ajo shkruan pranë JOQ.al:

Përshendetje! Jam një vajzë nga Tirana. Desha të denoncoj ca palo doktoresha në maternitetin e ri “Koço Gliozheni” që janë absolutisht të paafta dhe çnjerëzore. Para ca ditësh shkova bëra një eko për shtatzëni. Isha 9 javëshe mirëpo embrioni nuk ishte zhvillu dhe s'kishte pas rrafje zemre. Ajo palo doktereshë nuk më tha asgjë që bebi s'kishte më rrafje po më bëri edhe një gjilpërë progresteron. Më dha të bëja dhe për 5 ditë të tjera progresteron. Mirë që më tha mami dhe shkova e bëra dhe një eko diku tjetër. Më thanë që bebi s'kishte rrafje zemre. Do kisha bërë gjilpëra progresteron për 5 ditë kur kisha një beb pa rrafje. Këta nuk janë normal. Këta nuk njohin as njerëzi as detyrim për detyrën që kanë. Asgjë more. Të shohin veshur me rroba tregu dhe s'të hedhin as sytë. Të lënë të vdesësh. Të shohin me shapka Armani, atlete Gucci apo Roberto Cavalli e të lëpijnë bythën. Turp! Turp! Turp! Mjeket L.Th dhe M. s'di se si e kishte mbiemrin, Zoti u ardhtë hakut se vetëm mjeke s'jeni. Desha të ndaj me ju këtë ngjarje. Turp t'u vijë që lozin me jetën dhe fatkeqësitë e njerëzve! Pastaj thoni pse ikim nga Shqipëria. Mjekësia jonë, që duhej të ishte ndër primaret, që duhet të jetë e saktë se varet jeta e njeriu... A janë normalë këta, a s'janë? Na rujt i madhi Zot nga këta doktora që marrin diplomën me lek. Marrin në qafë njerëz të pafajshëm e thonë gabime njerëzore”.

Hormoni më i rëndësishëm në promovimin e një shtatzënie të shëndetshme është e progesteroni, që do të thotë "pro" (mbështetës) "gesterone" (shtatzëni).

Pra, progresteroni përdoret në rastet e rrezikut të dështimeve, për të forcuar shtatzëninë dhe për të ulur rriskun e dështimit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit