JOQ Albania
Home

Elon Musk zbulon planet e së ardhmes, pritët ta lidhë trurin e njerëzve me kompjutera
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/07/2019 21:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Miliarderi Elon Musk ka zbuluar detaje rreth nismës, dikur të fshehtë, të neuro-teknologjisë ‘Neuralink’.

Besohet se kjo teknologji do lidhë trurin njerëzor me kompjutera.

Më anë të kësaj teknologjie pritet që t’u vihet në ndihmë paraplegjikëve dhe ndoshta një ditë të përmirësojnë mënyrën se si njerëzit mendojnë dhe komunikojnë.

Duke folur nga San Francisko, Musk tha se çipi do të ndihmojë, ruajë dhe përmirësojë trurin tuaj dhe mund të arrijë gjithashtu një ‘lloj simbioze me inteligjencën artificiale’.

Elon Musk ka nisur projektin për pajisjen neuro-teknologjike me qëllim që njerëzit të jenë në një nivel me kompjuterat dhe të hedhë poshtë ‘frikërat’ që rrotullohen rreth inteligjencës artificiale.