JOQ Albania
Home

Shkencëtarët mund të kenë gjetur një kurë për “tullacllëkun”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/06/2019 10:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkencëtarët mund të kenë gjetur kurën për rënien e flokëve dhe çelësi qëndron tek qelizat staminale.

Gjetjet e rëndësishme të këtij studimi janë prezantuar në konferencën ‘International Society for Stem Cell Research’ (ISSCR) të enjten në Los Anxhelos.

Shkencëtarët nga Instituti ‘Sanford Burnham Prebys Medical Discovery’ kanë krijuar folikula flokësh të cilat rriten përmes lëkurës duke përdorur qelizat burimore pluripotente të marra nga njerëzit dhe duke i induktuar tek minjtë.

E njëjta procedurë mund të përdoret edhe për të zgjidhur problemet me rënien e flokëve tek njerëzit.

Gjetjet mahnitëse morën një çmim Merit në konferencë dhe Stemson Therapeutics ka licencuar teknologjinë, sipas Eureka Alert.

Kjo lloj procedure do mund të bënte rritjen në mënyrë natyrale të flokëve tek personat që tashmë kanë mbetur tullacë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania