Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në një prej godinave të konvikteve në ‘’ Qytet Studenti’’.
Një prej studenteve që jeton në këtë konvikt ka shkuar në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.
Vajza tregon se një pjesë e suvasë së tavanit është shkëputur dhe ka rënë.
Vajza ka nisur edhe disa foto që tregojnë se pasojat mund të kishin qenë edhe fatale.
Mesazhi i saj:
Pamjet siç i shikoni janë të rënda dhe nëse ndonjëra prej vajzave ndodhej aty kur u rrëzua suvaja, mund të kishte pasur pasoja të rënda për jetën.
Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama, por edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se konviktet do të rregulloheshin në bazë të ‘’Paktit për Universitetit’’.
Por, fotot e asaj që ka ndodhur sot flasim më shumë se 1000 fjalë për të vërtetën.