JOQ Albania
Home

E konfirmon shkenca, dhimbjet e mensturacioneve janë si të pësoni atak kardiak
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27/06/2019 18:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse jeni femra, duhet ta dini mirë se sa të dhemb i gjithë trupi kur voijnë periodat. Sa për meshkujt, të cilët as që e kanë idenë e këtyre dhimbjeve, zyrtarisht shkenca e ka vërtetuar se dhimbja e mensturacioneve është tepër e madhe.

John Guillebaud, një profesor i shëndetit riprodhues në University College London, ka thënë për “Quartz” se dhimbjet menstruale janë po aq të dhimbshme dhe të mëdha sikurse një atak në zemër.

1 në 5 gra vuajnë nga dhimbjet e forta gjatë ciklit menstrual, të cilat prishin ditën e tyre. Por, pse një nga mënyrat më të mira për të qetësuar këto dhimbje është mbajtja e një shisheje me ujë të ngrohtë apo larja në dush?

Kemi arritur të krijojmë robotë të cilët kryejnë operacione të vështira, por ende nuk mund të qetësojmë dhe t’u japim një shpjegim dhimbjes së periodave.

Sipas mjekëve, nuk është shumë e qartë se pse disa femra vuajnë nga dhimbjet e forta gjatë ciklit menstrual.

Richard Legro, nga Penn State College of Medicine, thotë:

Është një pyetje një milionë dollarëshe që me të vërtetë nuk e kuptojmë”.

Nuk është se ka shumë trajtime për dhimbje të tilla.

Mund të përdorni kontraceptivë për të qetësuar këto dhimbje, por mos harroni që ato kanë efekte anësore të padëshirueshme.

Burimi: Cosmopolitan|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania