Prej një viti, trajneri i njohur shqipar, Besnik Hasi vazhdon të drejtojë ekipin e Al Raed në Arabinë Saudite.
Përflitet për një rikthim të tijin në Europë, por të gjitha klubet e kontaktuara kanë refuzuar këtë sapo kanë mësuar se cila është rroga aktuale e Hasit.
Mësohet se në vitin e tij të parë në Arabinë Saudite, Hasi ka përfituar një rrogë 1,2 milionë eurosh në sezon.
Për më tepër, pasi renditi skuadrën në vendin e 8, klubi i cili fillimisht kishte menduar ta shkarkonte, i rriti rrogën, duke ia bërë tashmë 1,5 milion euro në sezon, shkruan "vipsport.al".
Padyshim, një shifër e paarritshme për klubet belge, por edhe për shumë kampionate të tjera më cilësorë në Europë.
Me pak fjalë, për përfitime të tilla, Hasi do të jetë i detyruar të vazhdojë në Arabinë Saudite dhe vetëm nëse ul ndjeshëm pretendimet financiare, atëherë mund të gjejë skuadra që e presin krahëhapur.