Uruguaji ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Kilin, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Kupën e Amerikës.
Me këtë sukses, uruguajanët kanë marrë vendin e parë në grupin C, duke lënë pas krahëve Kilin me 1 pikë më pak.
Sa i përket ndeshjes, ishte një takim i luftuar nga të dyja palë.
Për t’u evidentuar ishte nja rast ku sulmuesi i Uruguajit, Luis Suarez pretendoi për një 11 metërsh pas prekjes me dorë nga portieri.
Në minutën e 22-të, sulmuesi i Barcelonës, krijon një rast shënimi, teksa shmang portierin Arias, por nuk përfiton, teksa ky i fundit devijon topin me dorë në goditje këndi.
Në këtë moment, Suarez ngre duart lartë dhe kërkon 11-metërsh për prekje të topit me dorë nga portieri.
Ky reagim i uruguaianit është duke bërë xhiron e internetit, teksa talljet për sulmuesin e Barcelonës kanë qenë nga më të ndryshmet