Prej 15 vitesh i paralizuar në varfëri ekstreme, Sidrit Bejleri e surprizon me shtëpinë e re

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24.06.2019, 22:56

15 vite më parë jeta e Nazif Llapushit ndryshoi një herë e përgjithmonë. Ai ishte duke punuar tokën, kur papritmas u rrëzua.

63-vjeçari qëndroi për 5 orë qëndroi i shtrirë në tokë, duke thirrur për ndihmë. Këmbët e trupi nuk i përgjigjeshin.

Që prej asaj dite, ai ka kaluar një kalvar dhimbjeje dhe sfilitjeje.

Nazifi jeton në një fshat të thellë të Gramshit, në Holtas, në rrëzë të malit. Atje ai është ngujuar prej 15 vitesh në regjim shtrati. Si pasojë e rrëzimit, muk mund të lëvizë këmbët, duart, thuajse asgjë.

Historinë e tij të trishto, Nazifi e tregoi në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.

Duke treguar gjendjen e tij, Nazifi thotë:

Kam 15 vjet që qëndroj shtrirë, në krevat… i paralizuar nuk lëviz. Kam dhimbje tek kyçet e këmbët, duart nuk i lëviz dot… rri kështu, vetëm në këtë krah. Ta mendosh qysh si ka ma ardhur në këtë ditë. Kam qenë duke punuar tek toka dhe përnjëherë, rash në tokë. Kam ndenjur 4-5 orë në tokë atje, derisa erdhën dhe më gjetën. Kam shkuar në spital dhe ndenja 15 ditë atje. Doktori më tha kjo sëmundje njëherë në 100 vjet bie… më ra mua."

Por, sikur të mos i mjaftonte sëmundja, zotit Llapushi i duhet të shkojë edhe në spitalin që e ka dy orë larg nga fshati.

Fatmirësisht, banorët e zonës janë solidarizuar me të dhe e kanë marrë përsipër që të mblidhen së bashku për ta ndihmuar.

Ata vijnë në banesën me qira ku jeton Nazifi dhe e mbajnë në krah me një barrelë. E lidhin me litar dhe më pas në krah për orë të tëra.

Emisioni “Shqiptarët për Shqiptarët” vendosi që ta ndihmojë Nazifin. Stafi i emisionit shkon në banesën e 63-vjeçarit për ta dërguar atë në Tiranë për një vizitë mjekësore.

Nazifi mbërrin në kryeqytet dhe kryen të gjitha analizat. Me mbarimin e analizave ai pret të shkojë sërish në banesën e tij.

Nazifi shprehet:

Kam tre ditë që kam ardhur këtu. Më kanë bërë rezonancën, skanerin e kokës… do marr ilaçet dhe pres të marr një recetë e të mjekohem. Këtu mirë kam qenë, por nuk e di sesi do shkoj sërish atje lart. Por kështu është jeta, ca rrojnë ca vuajnë. Nuk e di sesi do shkoj lart në banesë."

Por shqiptarët kanë përgatitur një surprizë të madhe për Nazifin.

Ai i hipën makinës dhe kujton se është duke shkuar drejt shtëpisë, por në fakt e pret Sidrit Bejleri që ndodhet në një shtëpi të re në Gramsh, mjaft afër spitalit. Në duar ka çelësat e shtëpisë.

Ai pret Nazifin dhe familjen dhe i tregon 63-vjeçarit lajmin e madh. Shtëpia ku ai ndodhet është tashmë e tij.

Sidrit Bejleri: Me urdhër të shqiptarëve dhe Elvis Naçit, jeni të urdhëruar që të qëndroni këtu përgjithmonë.

Nazifi përlotet thellë dhe thotë se nuk e priste.

Beljeri: Mos qaj mor burrë, përse qan

Nazifi: Nuk e prisja

Beljeri: Se prisje fare? As kur hyre këtu nuk e prisje?

Nazifi: Rrofshi shumë… nuk di ç’të them

Bejleri: Kemi patur mundësi me e bërë këtë dhe e bëmë me shqiptarët. Nëse do kishim mundësi me të heq sëmundjen, do e kishim bërë. Secili e ka pa si kontribut me e bo këtë punë për ty.

Nazifi: Shumë shumë faleminderit. I falënderoj të gjithë shqiptarët që kontribuuan për mua.

Bejleri: Dashtë Zoti të bëjmë dhe një krevat me rrota që të jetë i manovrueshëm. Ke një oborr të vogël atje, për të dalë.

Nazifi: Një mijë dita juve, Elvis Naçit dhe shqiptarëve. Nuk e prisje, të drejtën iu them. Po mendoja sesi do ngjisja malet, qysh dhe erdha. Nuk e harroj kurrë këtë nder të madh…

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit