JOQ Albania
Home

Humbi këlyshin nga pakujdesia e pushuesve, delfinit në Gjirin e Lalzit i plas gjak nga sytë dhe ngordh
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 24/06/2019 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme në Gjirin e Lalzëit erdhi një vizitor i pazakontë. Një delfin i cili kërkonte një vend për të lindur këlyshin e tij është parë në bregun e detit.

Menjëherë sapo e panë, pushuesit u mblodhën rreth tij. Për fat të keq këlyshi ngordhi, pasi pushuesit nga pakujdesia, e mbajtën për një kohë shumë të gjatë jashtë ujit. Më pas pushuesit u përpoqën që t’i jepnin ndihmën mjekësore, por ishte e kotë.

Mesazhi për JOQ Albania:

U mblodhen aq shume njerez dhe nuk leviznin sa ndoshta dhe mund te ket ngordhur nga pakujdesia.

Më pas në redaksinë e JOQ Albania erdhën një sërë mesazhesh, të cilët thonin, se delfin që humbi të voglin e saj nuk largohej nga bregu. Ndërkohë ditën e sotme, është gjetur i ngordhur edhe delfini, i cili kishte humbur këlyshin e tij.

Ai është parë në bregun e detit, teksa i kishin dalë edhe gjak nga sytë. Pamjet e delfinit të ngordhur kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Mesazhi për JOQ Albania

Delfini ne gjirin e lalzit qe deri dje i rrinin siper njerzit😡😡 ngordhi🙄

Për më shumë info klikoni këtu.