Kolegji Zgjedhor rrëzoi ditën e sotme dekretin e presidentit Ilir Meta, për shfuqizimi e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.
Menjëherë pas këtij vendimi, ka reaguar zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi.
Ky i fundit e ka quajtur vendimin e Kolegjit Zgjedhor, një skeç të orkestruar prej kohësh.
Në këtë mënyrë Kolegji Zgjedhor ka marrë rolin e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë pak më parë Kolegji Zgjedhor, rrëzoi kërkesën për çregjistrim të Partisë Uniteti Kombëtar, përfaqësuar nga kryetari Idajet Beqiri.
Kolegji Zgjedhor përbëhet nga gjyqtarët, Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka theksuar në çdo takim, se zgjedhjet do të zhvillohen.