Një fëmijë një veç e gjysmë, i lënë për rreth një orë nga e ëma në brendësi të një makine të mbyllur, të vendosur nën diell me një temperaturë të jashtme prej më shumë se 25°C, është shpëtuar në mënyrë ekstreme falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Saffron Walden, një qytet i vogël në Essex, Britaninë e Madhe. Disa kalimtarëve u kishte tërhequr vëmendje ulërima e fëmijës, i cili ndodhej brenda makinës dhe kishte të gjitha dritaret tërësisht të mbyllura.
Kanë qenë pikërisht kalimtarët ata që i kanë dhënë ndihmën të voglit dhe më pas kanë lajmëruar autoritetet përkatëse. Forcat zjarrfikëse kanë thyer një dritare të makinës për të shpëtuar fëmijën.
Pak më vonë, në vendngjarje ka mbërritur edhe nëna e fëmijës. I vogli është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Fatmirësisht ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Një prej të pranishmëve në vendngjarje, tregon:
Nëna e të voglit u arrestua.
Me një temperaturë të jashtme prej 25°C, si në rastin në Saffron Walden, gjatë një ore, temperatura e brendshme në një ambient të mbyllur mund të shkojë deri në 47°C.
Në të tilla situata, fëmijët mund të shfaqin simptoma të hipertermisë brenda pak minutave dhe brenda dy orëve, nëse nuk ndërhyhet, mund të vdesin.
Burimi: The Sun |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania