Sarri i “prish”pushimet Ronaldos, shkon ta takojë ballë për ballë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 24.06.2019, 09:03

Trajnerit të ri të Juventusit, Maurizio Sarrit nuk i pritet të nisë punën në stolin bardhezi. Ai ka nisur menjëherë përgatitjet dhe sipas mediave italiane ka kërkuar një takim kokë më kokë me Cristiano Ronaldon.

Pavarësisht se ky i fundit, po pushon me familjen, Sarri i ka kërkuar takim dhe është nisur bashkë me drejtorin Paratiçi për ta takuar.

Fillimisht ishte vendosur që takimi mund të bëhej në Greqi, në një prej ishujve ku portugezi 34-vjeçar po kalon pushimet me familjen e tij, por gjithçka ndryshoi dhe biseda mes tyre u zhvillua në bregdetin francez.

CR7 ishte ai që ndryshoi vendin e takimit, duke qenë se kishte vendosur që ndalesën e radhës me jahtin e tij ta bënte në rivierën franceze dhe Sarri e Paratiçi e kanë ndjekur.

Sarri ka dashur që të ndajë me liderin e Juventusit idetë e tij mbi lojën e sezonit të ardhshëm, lidhur edhe nga disa pakënaqësi që vetë iberikasi kishte shfaqur në sezonin e sapombyllur kundrejt ideve të Alegrit.

Për trajnerin e ri, filozofia sulmuese që kërkon Ronaldo është aprovuar totalisht, por mesa duket edhe Sarri ka dashur që të marrë aprovimin e vetë sulmuesit që nga sivjet e në vazhdim të luajë në qendër të sulmit.

Kjo në mënyrë që Cristiano të jetë sa më pranë portës dhe të shfrytëzojë në mënyrën maksimale potencialin goditës të ish-yllit të Realit të Madridit.

Palët, siç mësohet, janë ndarë të lumtura dhe të kënaqura pas këtij diskutimi prej 4-5 orësh, i shoqëruar edhe me një drekë të Maurizio Sarrit, së bashku me Paratiçin dhe familjen e futbollistit.

Burimi: The Sun| Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit