Është gjetur trupi i pajetë i 31 vjeçarit nga Skrapari, Donald Molla.
Ai humbi kontaktet me miqtë dhe familjarët ditën e djeshme (e diel) pasi u fut për t'u larë në plazhin e Durrësit.
I riu u denoncua i humbur nga shokët e tij, ndërsa policia u vu menjëherë në kërkim tokësor dhe detar. Pas një dite kontrollesh është gjetur trupi i pajetë i 31-vjeçarit.
Trupi i të riut është gjetur në zonën e Currilave, pak metra larg nga ku është parë për herë të fundit.
31-vjeçari u denoncua u humbur rreth orës 14:00 të ditës së diel, ndërsa është arritur të gjendet mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00.
Foto ilustruese