Real Madridi vazhdon fuqishëm merkaton dhe pasi ka sjellë gjashtë futbollistë të rinj deri tani në këtë merkato vere, kërkon të bëjë edhe supergoditjen finale.
Klubi madrilen synon që të ndërtojë një skuadër të madhe dhe të arrijë të triumfojë sërish si në Spanjë, ashtu edhe në Champions league.
Supriza e merkatos duket se do të jetë Kylian Mbappe dhe këto zëra sa vjen dhe përforcohen.
Së fundmi, një deklaratë e papritur e sulmuesit brazilian të Realit, Vinicius Junior ka ngjallur dyshime akoma më të forta.
Ai është i bindur sesulmuesi francez, që po shkëlqen me PSG-në do zbarkojë së shpejti në Madrid. Në një intervistë të dhënë për “Telefoot”, ai u shpreh se me Mbappenë, mund të fitojnë gjëra të mëdha.
Vinicius u shpreh: