Ferrari F2002, e legjendës së Formula 1, Michael Shumacher do të dalë në ankand më 30 nëntor, gjatë çmimit të madh të Abu Dhabit.
Pikëpyetja më e madhe është se në cilën garë e ka përdorur këtë makinë piloti gjerman.
Sipas ekspertëve Shumacher ka garuar me këtë makinë në çmimin e madh të Francës në 2002-shin, ku gjermani u shpall edhe kampion.
Gjithashtu në përfundim të kualifikueseve të nëntorit në Abu Dhabi, të pranishmit do të kenë mundësinë që të shohin parakalimin e F2002.
Më pas do të hapet edhe ankandi, i cili pritet të fillojë nga 5.5 deri në 7.5 milion dollarë. Shtëpia e famshme e ankandeve, Sotheby, e ka quajtur makinën një raketë, dhe një nga versionet më dominant, të prodhuar ndonjëherë nga Ferrari.
Burimi: Carscoops|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania